Futbollisti serb arrestohet në Portugali me një ton e gjysmë kok*inë dhe armë lufte
dp

Lexo edheSuperliga në aksion, Malisheva dhe Drenica përballen sot

Ish-futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar në Portugali, pasi furgoni që drejtonte u ndalua në autostradën A6, në zonën e Estremozit.
Brenda automjetit, autoritetet gjetën rreth 1.5 ton kokainë, me vlerë mbi 70 milionë euro, si dhe dy armë zjarri gjysmëautomatike të kalibrit ushtarak.
Sipas raportimeve në mediat serbe, 31-vjeçari Milošević ka luajtur më herët për klube si Čukarički, IM Rakovica, Teleoptik dhe Sinđelić Beograd, ndërsa prej disa vitesh nuk është aktiv në futboll.

Lexo edheSuperliga në aksion, Malisheva dhe Drenica përballen sot
Autoritetet portugeze e kanë lidhur rastin me hetimet ndaj një grupi kriminal që dyshohet se transporton sasi të mëdha kokaine drejt Evropës. I dyshuari është vendosur në paraburgim, ndërsa hetimet për rrjetin kriminal po vazhdojnë.