Ndonëse ka pasur një sezonë shumë të ngarkuar në Premierë League, Cesc Fabregas gjeti kohën për të bërë “golin” më të bukur të jetës së tij; të martohej.
Mesfushori i Chelseas zyrtarizoi në martesë lidhjen e tij me modelen Daniella Semaan në një ceremoni madhështore në Cliveden House në Berkshire të Anglisë.
Lajmin e bukur e dha vetë çifti nëpërmjet disa fotografive të publikuara në rrjete sociale, ku ndanë me miqtë e tyre virtualë momente të bukura nga kjo ceremon. Nuk munguan as dedikimet e ndjera për njëri-tjetrin.
“Sapo u martova me gruan time të ëndrrave”, shkruan Fabregas, ndërkohë nga ana tjetër, Daniella shkruan: një ditë magjike.
Çifti është bashkë që nga viti 2011. Ato kanë tre fëmijë së bashku, ndërkohë që Semaan ka dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme.
Historia e tyre e dashurisë është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të diferencës së madhe në moshë, konretisht Semaan është 42 vjeçe, ndërsa futbollisti është 31 vjeç.

