Futbollistët e Drenicës nuk e durojnë më, kanë marrë një vendim drastik
BILLI
Lexo edhe‘Bekimi i Superligës’, trajneri që ‘bekoi’ Drenicën dhe po shkelë klubet e mëdha
Futbollistët e Drenicës nuk e durojnë më problemin financiar dhe tani e kanë marrë një vendim drastik.
Ata janë futur në bojkot, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Lajmi është konfirmuar nga faqja e tifozëve të Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”.
Këta të fundit janë shprehur të revoltuar me kryesinë e klubit.
Ndryshe, trajneri Bekim Shotani konfirmoi mbrëmë në emisionin Arena në Tribuna Channel, se klubi ka probleme financiare.
Tekniku vushtrrias tha që kryesia ua ka dy paga borxh futbollistëve.

Lexo edhe‘Bekimi i Superligës’, trajneri që ‘bekoi’ Drenicën dhe po shkelë klubet e mëdha