Fushë-Kosovë, lëndohet me mjete të forta një i mitur – policia po interviston një person
dp

Lexo edheVarësi si droga e alkooli: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës ka konfirmuar për Express se një i mitur është goditur me mjete të forta sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin, ajo tha se po intervistohet një person që dyshohet se ishte përfshirë në rast.
Njoftimi i plotë i saj:

Lexo edheVarësi si droga e alkooli: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?
Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.