Fushatë e jashtëzakonshme për Stenaldo Mëhillin? Komuniteti bashkohet për t’i dhuruar një shtëpi?

“Në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë…”
Iniciativa për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP 5”, Stenaldo Mëhilli, po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë solidariteti.
Pas dhurimit fillestar prej 10 mijë eurosh dhe thirrjes publike për mbështetje nga biznesmeni dhe themeluesi i fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, tani është hapur edhe një fushatë zyrtare në platformën “GoFundMe”.
Kjo u jep mundësinë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për të bërë realitet ëndrrën e Stenaldos për një strehë të sigurt.
Vetë Stenaldo ka ndarë iniciativën në profilin e tij në “Instagram”, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e parë:
“Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për Shaqir Palushin dhe fondacionin Golden Eagle që ndërmorën një iniciativë kaq të fortë mbështetjeje”, shkruan ai krahas linkut të fushatës.

Lexo edhePamje nga ambienti luksoz ku po mbahet dasma e Brikenës me Mateon


Mesazhi i tij shkon edhe më tej:
“Në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë, të bën thjesht të vërtetë. Ju jam mirënjohës, falënderues pa masë, për çdo kontribut”.
Me hapjen e “GoFundMe”, thirrja e Palushit është bërë një mundësi reale për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim konkret në jetën e Stenaldos.
Solidariteti i komunitetit po tregon se së bashku mund të realizohen ëndrra të mëdha dhe të ofrohet një strehë e sigurt për ata që kanë nevojë.














