back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeFushata zgjedhore pengon miratimin e buxheteve, AKK kërkon shtyrje të afatit

Fushata zgjedhore pengon miratimin e buxheteve, AKK kërkon shtyrje të afatit

Të ngjajshme

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit në detyrë të Financave, Transfereve dhe Punës, z. Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin fiskal 2026.

Sipas legjislacionit aktual, komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator 2025 të miratojnë buxhetet e tyre vjetore në Kuvendet Komunale dhe t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Financave.

Megjithatë, AKK thekson se për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale më 13 shtator 2025, ky afat përkon me një periudhë kur shumica e anëtarëve të kuvendeve janë të përfshirë në aktivitete zgjedhore, duke e pamundësuar funksionimin e rregullt të këtyre organeve.

Në kërkesën drejtuar Ministrit Murati, Bordi i AKK-së thekson se:

Miratimi i buxheteve pas zgjedhjeve lokale do të lejonte përfshirjen e prioriteteve të kryetarëve të sapozgjedhur dhe përputhjen e programeve të tyre qeverisëse me planifikimet buxhetore;

Kjo qasje do të mundësonte një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili pasqyron më mirë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës;

Shtyrja e afatit është më funksionale dhe e arsyeshme, duke pasur parasysh rrethanat e veçanta që krijon periudha zgjedhore.

Për këtë arsye, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të shqyrtojë mundësinë e shtyrjes së afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, dhe që ky proces të realizohet pas konstituimit të Kuvendeve të reja komunale, që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme lokale./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz