Ministria Integrimit Evropian (MIE), në bashkëpunim me UNDP-në, kanë paralajmëruar se do ta rrisin fushatën informuese, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të njoftohen me të drejtat dhe obligimet që kanë gjatë lëvizjes pa viza në shtetet e Zonës Shengen.
Zyrtarja për medie e Ministrisë së Integrime Evropian, Blerta Aliu, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se kjo fushatë do të realizohet nëpërmjet formave e produkteve të ndryshme reklamuese si dhe aktiviteteve të tjera. Sipas saj, kostoja e kësaj fushate arrin vlerën e 200 mijë eurove, 100 euro do të ndahen nga MIE-ja dhe 100 mijë të tjera nga UNDPJ-ja.
- Advertisement -