Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion të përbërë nga përfaqësues të United States Secret Service dhe të Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Takimi u zhvillua në Prishtina dhe, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, u karakterizua nga fryma e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve, raporton lajmi.net
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit profesional në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave si dhe avancimin e kapaciteteve institucionale. Po ashtu, u theksua mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndër vite për Policinë e Kosovës, duke kontribuar në rritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar dhe zgjeruar partneritetin strategjik me institucionet amerikane në funksion të sigurisë dhe sundimit të ligjit./Lajmi.net/