back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeFundviti kryesisht i qetë, por i përcjellë me disa raste të lëndimeve

Fundviti kryesisht i qetë, por i përcjellë me disa raste të lëndimeve

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Policia e Kosovës gjatë natës së ndërrimit të mot moteve ka qenë e angazhuar sipas planit operativ në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të çfarëdo incidenti që cenon sigurinë e vendit. Fokusi dhe prezenca policore kryesisht ka qenë në sheshet e hapura dhe në ambientet ku ka pasur frekuentime dhe manifestime festive për të shënuar këtë festë, pa përjashtuar edhe prezencën në trafikun rrugor.

Vlerësuar nga aspekti i sigurisë së përgjithshme, festa e fund vitit ka kaluar kryesisht e qetë pa incidente madhore, por e përcjellë me disa raste të lëndimeve dhe dëmtimit të pronës.

Policia ka evidentuar tri raste të lëndimeve që dyshohet të jenë lëndime nga plumbat bredhës nga ajri, dy raste dëmtim prone dhe një rast incident zjarri si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Po ashtu kanë ndodhur edhe raste të lëndimeve të natyrave të ndryshme nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike, raste të cilat janë trajtuar nga aspekti mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), Spitalet Rajonale dhe në QKUK.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë efikase edhe në arrestimin e  nëntë personave të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme penale, po ashtu gjatë aktiviteteve policore janë  konfiskuar katër armë  si dhe janë shqiptuar 443 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz