back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajme“Ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane” –...

“Ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane” – Presidenca tenton të arsyetohet për takimin e Osmanit me Grenell dhe Gjuriq

Të ngjajshme

Presidenca e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me takimin që emisari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, zhvilloi dje me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten Osmani.

Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, tha se ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane.

“Ftesa ka qenë për ‘US-Western Balkans Roundtable’, nga tre përfaqësues të administratës amerikane: z. Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM”, deklaroi ai.

Kupina sqaroi se të gjitha shtetet e rajonit kanë marrë pjesë në këtë takim. “Të ftuara kanë qenë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia. Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale”, theksoi ai.

Sipas këshilltarit, fokusi i takimit ishte prezantimi i potencialeve ekonomike të vendeve pjesëmarrëse.

“Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, përfundoi Kupina.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz