back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleFtesa nga Kosova, sulmuesi i Drenicës tregohet realist

Ftesa nga Kosova, sulmuesi i Drenicës tregohet realist

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Turqia do të jetë ndalesa e radhës për Përfaqësuesen e Kosovës, në duelin e tretë që do ta zhvilloj në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Përzgjedhësi, Albert Bunjaku ka marr shumë kritika nga analistët vendor, për mos ftesën e më shumë futbollistëve nga kampionati i Kosovës.

Në listën e fundit, ai që është duke mbrojtur ‘nderin’ e Superligës, është portieri i Trepçës ’89, Bledar Hajdini.

Por a e meriton të ftohet golashënuesi më i mirë i Superligës në Përfaqësuese, na tregon vetë Arifaj. “Shumica mendojnë që në Kosovë nuk luhet futboll shumë cilësor. Në fakt edhe nuk kanë faj pasi janë shumë terrene të vështira për lojë, që bënë të duket se përnjëmend s’ka asgjë në Superligë. Unë edhe pse jam për momentin golashënuesi më i mirë i Superligës, mendoj që nuk e meritoj të marr ftesën nga përfaqësuesja. Nuk e kam atë përvojën që duhet pasur. Nuk kam luajtur në ndonjë lig të fortë për të vlerësuar vetën më mirë. Ndoshta jam gabim por kështu mendoj. Unë vetëm i dëshiroj suksese Kosovës në përballje me Turqinë. Ishalla me pak fat të dalim me një rezultat pozitiv”, deklaroi Arifaj  ‘Gazetën SportPress’.

Granit Arifaj pas javës së 13-të në Vala Superligen e Kosovës në futboll kryeson renditjen e golashënuesve me nënë gola.

Të Fundit

Sport

ShowBiz