Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh dhe vonesash në trajtimin e lëndëve për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH).
Auditori ka konstatuar se në 17 raste me vlerë totale prej 445,649 euro, lëndët e kompletuara me faturë nuk ishin shqyrtuar nga Bordi për TMJISHP, siç parashihet me procedurat në fuqi.
Një nga këto raste daton që nga viti 2021, ndërsa të tjerat nga muaji shkurt 2024.
Gjithashtu, është evidentuar një mbivlerësim i obligimeve të papaguara për 28,800 euro, për shkak të regjistrimit të një lënde dy herë.
“Kemi věrejtur se ně 17 raste nē vlerè té përbashkët 445,649C, lêndět e kompletuara me faturė, nuk ishin shqyrtuar nga Bordi pēr trajtim mjekēsor jashté institucioneve shendetésore publike siç kērkohet me procedurě. Një nga kéto raste eshtē e kompletuar qè nga viti 2021, kurse lēndēt tjera ishin kompletuar me fatura që nga muaji shkurt 2024”, thuhet në raportin e auditorit.
Pēr mé shumë, obligimet e papaguara ishin mbivlerësuar pēr 28,800€, pasi qê një lênde ishte prezantuar dy herë nē regjistrin e obligimeve tē papaguara.
Auditori thekson se kjo situatë mund të ndikojë që institucionet shëndetësore jopublike të hezitojnë të ofrojnë shërbime vetëm mbi bazën e fletëzotimeve, si dhe mund ta ekspozojë FSSH-në ndaj padive dhe shpenzimeve shtesë gjyqësore.
Në një tjetër gjetje që Auditori ka evidentuar është se FSSH në 20 raste ka lëshuar fletëzotime duke u bazuar vetëm në një pro-faturë, ndonëse udhëzimet administrative kërkojnë dy ose tre pro-fatura nga institucione të ndryshme, në varësi të periudhës.
Konkretisht, katër raste me vlerë 193,000 euro i përkasin periudhës pas shtatorit 2023, ndërsa 16 raste me vlerë 152,280 euro datojnë para kësaj periudhe.
Mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe kufizimet kohore për rastet urgjente janë përmendur si shkaqe kryesore të këtyre devijimeve./Indeksonline/