Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr ka shprehur zotimin e tij për vazhdimin e mbështetjes së FSK-së edhe në të ardhmen si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve mike.
Në pritjen e organizuar për komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ky i fundit tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu dhe të marrë medaljen. Jam krenar që nderohem nga FSK. Ne kemi zgjedhur Kosovën specifikisht nga 18 vende. Qëndroj këtu dhe shoh anëtarët e forcave të mia dhe të FSK-së. E keni përkushtimin tim dhe do të ndihmojmë në këtë fushë”, tha ai, transmeton ksp.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se gjeneralmajor Timothy Orr është pjesë e historisë më të re të Kosovës.
“Ju jeni përkrahës i madh jo vetëm në siguri, por edhe arsim. Ju jeni pjesë e historisë tonë më të re, pjesë e familjeve tona, do të doja që gjithmonë dyert tona të jeni të hapura për ju dhe familjen tuaj”, tha ai.
Ai me këtë rast ka nderuar Timothy Orr me Medaljen e Nderit.