back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeFSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman

FSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman

Të ngjajshme

- Advertisement -

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer stërvitje të përbashkët me Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë.

Stërvitja u krye në një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare, në Pashaliman, në fundin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës pranë Orikumit.

Për këtë ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili tha se kjo stërvitje garanton rritje të kapaciteteve nënujore.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, shkroi Vengu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz