back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeFSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

Të ngjajshme

Ndeshjet e La Ligas në Miami/ Kështu protestojnë futbollistët e Barcelonës dhe Gironas

Skuadra e Barcelonës është duke luajtur ndaj Gironas, ndeshjen...

Përfundon numërimi i votave të diasporës, në Mitrovicë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me postë,...

E konfirmon Zv. Sekretarja e NATO-s: Kosova s’kishte kërcënime sigurie nga dronët serbë

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, i...

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të premtën pasdite në fshatin Plemetin të Obiliqit, ndërsa një qytetar po punonte në arën e tij.

Rasti është raportuar rreth orës 14:35, kur ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë e Kosovës se kishte hasur në një mjet të dyshuar, që sipas të gjitha gjasave ishte granatë dore.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin. Më pas, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe ka tërhequr granatën në mënyrë të sigurt.

“Fsh. Plemetin, Obiliq  17.10.2025 – 14:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili dyshohet të jetë granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin-granatën, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz