back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeFSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon përgatitjet e fundit për garën “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.

Ekipit të Forcës së Kosovës i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura të republikës së Shqipërisë e që sipas FSK-së, po sfidohen me skenarë ngjasim siç do të jetë gjatë realizimit të garës në Uells.

FSK-ja thotë se , pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje që për vite me radhë FSK është pjesë e saj dhe ka treguar rezultate, ekipit tone në përgatitje i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm si ato që do të jenë gjatë realizimit të garës. Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve tanë”, thuhet në njoftimin  FSK-së për pjesëmarrjen në këtë garë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz