BallinaLajmeFSK dhe trupa të specializuara shkojnë tek Miniera për të nxjerrur trupat...

FSK dhe trupa të specializuara shkojnë tek Miniera për të nxjerrur trupat e viktimave në Artanë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

FSK dhe trupa të specializuara shkojnë tek Miniera për të nxjerrur trupat e viktimave në Artanë.

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në minierën e Artanës ka tronditur të gjithë. Vdekja e një inxhineri dhe minatori, ishte lajmi që goditi sot vendin.

E për këtë ngjarje të rëndë ka folur për IndeksOnline, nënkryetari i Artanës, Bajrush Ymeri.

Ai tashmë ka treguar së në vendin e ngjarjes kanë dal edhe FKS-ja bashkë me Policinë, emergjencë dhe Zjarrfikësit, për të mundësuar kështu që të dalin dy trupat e pajetë nga miniera e cila është shembur aty pak pas orës 10.

Ymeri ka treguar se si kanë marrë informatën për këtë rast të rëndë, duke thënë se i shpejtë ishte reagimi i të gjitha organeve përgjegjëse në vend.

“Unë kam qenë duke punuar si zakonisht, punët tona si i bëjmë dhe me marrje e informatës se pas orës 10 ka ndodhur kjo tragjedi në minierën e Artanës, ne kemi dal menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe nga ajo  çfarë pamë ishin minatorët të shqetësuare dhe të mërzitur në oborrin e minierës. Menjëherë kanë arritur ekipi i zjarrfikësve i policisë, ekipa e qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Artanë”, tha Ymeri për IndeksOnline.

Ai tutje ka thënë se sipas të gjitha informatave që kanë marrë  nga drejtori menaxhues i minierës, në galerinë e  pestë, duke  punuar minatorët si zakonisht, fatkeqësisht ka ndodhur një shembje e dheut  dhe fatkeqësisht i ka zënë dy minatorët dhe ata tash kanë humbur jetën.

Ymeri ka treguar se në vend të ngjarjes kanë arritur edhe FSK-ja.

“Tani kanë mbërri ekipet e FSK-së, kanë mbërri ekipet e KEDS-it dhe janë kontaktuar edhe zyra për emergjenca, dhe po presim me u koordinua të gjithë dhe me hy brenda dhe me shiku mundësinë  e heqjes së dy trupave të pajetë të minatorëve”, theksoi Ymeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz