BallinaLajmeFshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Të ngjajshme

Ballkani “shkatërron” Dritën, rikthehet në krye të Superligës

Ballkani ka arritur një fitore të madhe në Superligën...

Rama: Bllokimi i TikTok-ut solli masa për mbrojtjen e fëmijëve, u vendosën filtra

Një vendim të panevojshëm e ka cilësuar kryeministri i...

Siklet në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës: Ter Stegenit i mohohet e drejta e votës

Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës nuk mungojnë kurrë surprizat. Një...

Rama jep detaje: Prishtina ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte

Kryetari Përparim Rama, njofton se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin...

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e nevojshme pasi që shumë familje në Kosovë e përdorin atë për ngrohje.

Por, qytetarët e fshatit Peqan të Suharekës që nga mbrëmë janë në errësirë.

Siç kanë thënë disa qytetarë të këtyre fshatrave, ata nuk kanë energji elektrike që nga mbrëmë në orën 20:00.

Ndonëse në ora 16:00 bëhen 20 orë prej kur është ndalur energjia elektrike për ta, zgjidhje ende nuk iu është bërë.

“Kemi bisedu me KEDS-in me shumë probleme, menxi na janë përgjigj dhe na kanë thënë se ka një defekt”, ka thënë një banor i fshatit Peqan të Suharekës.

Nga KEDS, ndonëse për ndalje të tilla të gjata të energjisë elektrike njoftojnë përmes platformave të tyre të komunikimit, sot ende nuk e kanë dhënë asnjë informacion.

Përveç të ftohtit me të cilin po përballen pa energji, këta banorë kanë thënë se ndalja e energjisë elektrike për kaq shumë orë, po iu dëmton atyre pajisjet elektrike, si dhe po iu shkakton shumë dëme të tjera. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz