Fshati afër Mitrovicës që nuk flenë dot, është kapluar nga gjarpërinjtë |Video
03

Lexo edheQytetari kap ariun e murrmë në Shalë të Mitrovicës |Video

Paraqitja e gjarpërinjve nëpër vendbanime të ndryshme është bërë përditshmëri dhe kërcënim për qytetarët në Kosovë.
Një qytetar i ka dërguar Telegrafit një video ku shihet një gjarpri i gjatë duke kaluar rrugën e asfaltuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Në bazë të videos, shihet se gjarpri është i gjatë dhe ai është parë në pjesën e fshatit ku ka shtëpi, gjë që paraqet rrezik serioz për banorët e atjeshëm, shkruan Telegrafi.
Sipas qytetarit, që e ka dërguar videon, bëhet fjalë për gjarpër të llojit Vipera Ammodytes, që është ndër më helmuesit në Ballkan.
Kohët e fundit janë të shpeshta rastet, kur nëpër rrjete sociale dhe media kanë qarkulluar video dhe fotografi të bëra nga qytetarët, ku shihen gjarpinjtë në zona të frekuentuara nga qytetarët.

Lexo edheQytetari kap ariun e murrmë në Shalë të Mitrovicës |Video