back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaJetëFruti që balancon çrregullimet hormonale

Fruti që balancon çrregullimet hormonale

Të ngjajshme

Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më...

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin aq sa nuk do të gënjenim aspak nëse themi që ky frut çudibërës është i vetmi që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin hormonal, të humbni peshë dhe të mbroheni nga kanceri.

  1. Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe 16% acide yndyrore të ngopura. Konsumi i vazhdueshëm i avokados përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron arteriet e venat.

2. Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm: Vitaminat dhe acidet esenciale Omega-3 që gjenden tek avokado ndihmojnë lëkurën tuaj të jetë sa më e shëndetshme dhe të balancojë nivelin e sebumit, si dhe është një ndër hidratuesit më të mirë të skalpit dhe flokëve. Avokado përmban luteinë, një karotenoid që mbron dhe forcon shikimin.

3. Parandalon kancerin: Një studim i botuar në Journal of Nutrition and Cancer, zbuloi se elementet fitokimike që gjenden tek avokadot janë shumë të fuqishëm për të zëvendësuar kemioterapinë tek pacientët që vuajnë nga kanceri i gojës. Hulumtime të mëtejshme kanë provuar po ashtu se antioksidantët karotenoidë të avokados pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të kancerit të lëkurës.

4. Ju ndihmon të humbni peshë: Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura në yndyrna të shëndetshme përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye duhet ta bëni avokadon pjesë të regjimit tuaj dobësues.

5. Ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve: Avokado përmban acide yndore esenciale që ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë në funksionin riprodhues dhe atë njohës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz