back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeFrika e fundjavës

Frika e fundjavës

Të ngjajshme

Buja e nis fuqishëm fushatën në Lipjan, njëzëri brohoritet për PDK-në

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët...

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Sot do të duhej që ekipi menaxhues ta dorëzojë draftstatutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa ka paralajmërime për shpalljen e autonomisë për pjesën veriore të dielën, në rast se vonohet përgatitja e këtij draftstatuti. Të gjitha këto kanë ngritur frikë në Kosovë, por edhe te Bashkimi Evropian dhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tensione të mundshme gjatë kësaj fundjave. BE-ja dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët, kurse në Kosovë mekanizmat e sigurisë janë përgatitur për reagim në rast nevoje, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Paralajmërimet për shpallje të autonomisë së veriut nga serbët të dielen vetëm një ditë pas përfundimit të afatit të Bashkimit Evropian për përgatitjen e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë ngritur frikën për tensione të mundshme gjatë kësaj fundjave.

Kjo ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të premtën të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend.

Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.

Sipas tyre, tensionet mund të dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, prandaj kanë kërkuar “fleksibilitet” nga të dyja anët. Institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë autonomi për pjesën veriore, ndërsa njohësit e çështjeve politike, si dhe analistët politikë thonë se mekanizmat e sigurisë duhet të jenë të gatshëm për reagim në rast nevoje.

Ata thonë se shpallja e autonomisë nuk do të kishte efekte juridike…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz