Franco Foda falënderon Valon Berishën dhe Fidan Alitin për kontributin te Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shprehur mirënjohjen e tij për dy futbollistët, Fidan Aliti dhe Valon Berisha, duke vlerësuar kontributin dhe paraqitjet e tyre me fanellën dardane.
Në fund të fjalës së tij, Foda pati një mesazh të veçantë për të dy lojtarët, duke theksuar përkushtimin dhe maksimumin që kanë dhënë për Kosovën, shkruan Indeksonline
“Dua të shpreh disa mirënjohje dhe falënderime. Falënderoj Fidan Alitin, i cili ka luajtur shumë mirë me Kosovën dhe ka dhënë maksimumin e tij”, u shpreh Foda.
Ai veçoi edhe Valon Berishën, duke vlerësuar paraqitjet e tij me përfaqësuesen e Kosovës dhe golin historik ndaj Finlandës.

Lexo edheMilani i “madh” i kthehet fitoreve, e mposht me lehtësi Leccen
“E falënderoj edhe Valon Berishën për paraqitjet fantastike me Kosovën. Ai ka shënuar edhe golin historik ndaj Finlandës. Ka qenë duke luajtur për Norvegjinë, por zgjodhi të vinte te Kosova dhe për këtë meriton respekt. Ka luajtur me pasion dhe me zemër. Faleminderit!”, deklaroi përzgjedhësi gjerman.
Kujtojmë që dyshja janë pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës./Indeksonline/














