back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaSport“France Football” me një kuqezi në formacionin ideal (foto)

“France Football” me një kuqezi në formacionin ideal (foto)

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Revista prestigjoze “France Football” ka zgjedhur një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të Euro 2016.
Përzgjedhja e “France Football” ka rënë mbi Ledian Memushajn, i cili është vlerësuar me notën 7 për atë që ka dhënë në fushën e lojës.

“Element thelbësor i ngjitjes së Peskarës në Serinë A, mesfushori shqiptar ka konfirmuar në Europian të gjitha të mirat që shumë rekrutues të klubeve të ndryshme mendojnë për të.

Vlerësimi për të u rrit edhe më shumë pas suksesit 1-0 të Shqipërisë ndaj Rumanisë, fitorja e parë historike e këtij vendi në një fazë finale.

Padron i mesfushës, ai nuk uli asnjëherë ritmin dhe rrezikoi Rumaninë me gjuajtjet apo harkimet e tij. Në një të tillë, vetëm pak para pushimit të ndeshjes, Sadiku shënoi me kokë.

Ky gol i ka mundësuar Shqipërisë të besonte për një kualifikim në 16 më të mirat, që i iku nga duart vetëm pas ndeshjeve të grupeve E dhe F”, shkruhej në përshkrimin e “France Football” për mesfushorin shqiptar, raporton Albeu.

mem]

Të Fundit

Sport

ShowBiz