BallinaBotëFrancë: Arrestohen edhe dy persona lidhur me sulmin në Nicë

Francë: Arrestohen edhe dy persona lidhur me sulmin në Nicë

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Zyrtarët francezë thonë se policia i ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me sulmin me kamion në qytetin Nicë, nga i cili u vranë 84 vetë dhe u plagosën afro 300 të tjerë.

Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se një mashkull dhe një femër janë arrestuar sot në mëngjes në Nicë, por nuk janë dhënë më tepër detaje.

Aktualisht, 5 vetë tashmë gjenden në arrest, përfshirë edhe bashkëshorten e ndarë të shoferit të kamionit, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, 31 vjeçar, me origjinë nga Tunizia, që për vite të tëra jetonte në Nicë.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse ky person ka vepruar i vetëm gjatë sulmit vdekjeprurës më 14 korrik.

Ai është vrarë nga policia pasi me kamionin e tij i kishte goditur njerëzit që gjendeshin në rrugë duke fetsuar Ditën e Bastijës në qytetin Nicë.

Grupi ekstremist Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulm, megjithqë njerëzit e afërt me shoferin Bouhlel kanë theksuar se ai nuk kishte shenja të radikalizmit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz