back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeFranca tregon kushtin për Serbinë për të hyrë në BE

Franca tregon kushtin për Serbinë për të hyrë në BE

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Franca i ka bërë me dije Serbisë, se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk lejon pranimin e anëtarëve të rinj.

Ministrja përgjegjëse për çështjet evropiane në qeverinë franceze, Natalie Loazo, tha se vendi i saj beson se Serbia ka perspektivë evropiane, por thekson se gjendje aktuale e BE-së, nuk lejon pranimin e ri në ‘kushte të kënaqshme’.

 

 

Ajo shtoi se Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë hapur 16 nga 35 kapitujt drejt BE-së.

“Për shkak se ne jemi miqtë tuaj, ne kemi një detyrim për të ju thënë të vërteten. Gjendja aktuale e BE-së nuk lejon pranimin e anëtarëve të rinj, duke pas parasysh kushtet”, tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se është e nevojshme të reformohet BE-ja dhe të kontrollohet funksionimi i saj.

Loazo nuk hezitoi t’i tregojë Serbisë se arritja e një marrëveshje me Kosovën vazhdon të jetë kusht për rrugën drejt BE-së.

Kur e pyetën se cilat janë sfidat më të mëdha të Serbisë në negociatat e pranimit, Loazo tha se ka dy sfida: Fuqizimin e sundimit të ligjit dhe domosdoshmërish arritjen e një marrëveshje me Kosovën.

Ajo tha poashtu se Franca dhe BE-ja kanë kërkuar prej kohësh nga Beogradi dhe Prishtina që të normalizojnë marrëdhëniet, në mënyrë që të planifikojnë së bashku të ardhmen e paqes dhe prosperitetit, duke shtuar se vendi i saj mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe është gati të japë kontributin e saj të plotë, shkruan Indeksonline.

“Nuk nënvlerësojmë vështirësitë e hasura nga dialogu që na viti 2018, as tensionet që dalin prej tyre. Gjithkush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Franca i bëri thirrje Prishtinës që menjëherë të shfuqizojë taksën 100% që ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës. Nuk mund të ketë dialog, pa minimumin e besimit në mes dy vendeve”, ka shtuar ministrja franceze./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz