Edhe Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës.
Datën e 22 shtatorit e ka përmendur sekretari i parë i partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure.
Ai ka kërkuar që sot, kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.
Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.
Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./Indeksonline/