Një fotograf pohon se ai ishte akuzuar për shkelje të privatësisë nga Facebook pasi kishte bërë një fotografi të Mark Zuckerbergut duke pastruar jashtëqitjen e qenit të tij.
Fotoreporteri Nick Stern thotë se ai u kontaktua nga rojet e sigurisë dhe iu ishte thënë që të shkonte në selinë e Facebook-ut në Kaliforni për këtë.
Kur ai arriti atje, ai thotë se u shoqërua brenda nga rojet dhe u takua me dy punonjës të lartë të Facebook të cilët i thanë atij se po shkelë privatësinë e Zuckerberg dhe duhet të ndalojë të bëj fotografi të miliarderit, transmeton Indeksonline.
Duke folur për DailyMail.com, fotografi thuhet se ka akuzuar gjigantin e teknologjisë në dritën e raporteve të fundit të rrjedhës së të dhënave të Cambridge Analytica.
“Është ironike që Zuckerberg do të shkojë kaq larg për privatësinë e tij- kur privatësia e miliona njerëzve nuk duket se ka qenë e lartë për shkak të Facebook”, tha ai për Daily Mail./Indeksonline/
