BallinaLajmeFOTO e rëndë – 28 vjeçari nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur...

FOTO e rëndë – 28 vjeçari nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

Të ngjajshme

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur të shtunën.

Në një fotografi të siguruar, Jetmiri shihet se është mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal.

Nga Policia kanë konfirmuar se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz