FOTO/ Dashuria e re për aktoren e famshme? Kapet mat në një Ferrari me një investitor amerikan

Nicole Kidman është fotografuar me investitorin Michael Reinstein, duke nxitur spekulime se ata mund të jenë në një lidhje.
Reinstein, 54 vjeç, u takua me aktoren 59-vjeçare në aeroportin e Los Angeles mbrëmjen e 30 korrikut, pasi ajo mbërriti nga Nju Jorku, transmeton Indeksonline.
Në fotot që u shfaqën në media, Kidman ishte ulur në sediljen e pasagjerit të Ferrarit të tij të zi. Ajo ishte veshur me një xhaketë gri dhe një këmishë të bardhë.

Kidman dhe Reinstein u panë për herë të parë së bashku në fillim të korrikut në Portofino të Italisë. Page Six më pas publikoi foto të tyre duke qëndruar në ballkonin e një hoteli. Aktorja mbante veshur një bluzë sateni dhe një fund ngjyrë fildishi, ndërsa Reinstein ishte veshur me një bluzë polo blu të errët dhe pantallona të shkurtra.

Lexo edheBen Affleck e fiton “Kush dëshiron të bëhet milioner”
Daily Mail i fotografoi ata gjithashtu në hotelin Belmond Splendido, ku po pinin Aperol spritz pranë pishinës.
Kush është Michael Reinstein?
Michael Reinstein është një biznesmen dhe investitor amerikan, si dhe themeluesi dhe kryetari i firmës së investimeve Regent me seli në Beverly Hills. Firma investon në kompani në një sërë sektorësh, duke përfshirë modën, median, teknologjinë dhe shitjen me pakicë./Indeksonline/















