Foshnja e braktisur gjendet në një qese në Gjermani
dp

Lexo edheMbyllen rreth 400 shkolla në Francë, shtohen protestat e studentëve

Në qytetin gjerman Beckum, kalimtarët kanë gjetur pranë buzës së rrugës një vajzë të porsalindur të vdekur, të lënë në një qese blerjesh, raporton Bild.
Pas gjetjes së trupit gjashtë ditë më parë, policia ka nisur hetimet, po kërkon dëshmitarë dhe ka publikuar dy fotografi nga vendngjarja.
Bazuar në informacionet e para, hetuesit kanë përcaktuar se fëmija është lënë të shtunën, mes orës 11:00-13:00, në rrugën Alter Hammweg, në juglindje të Münsterit. Identiteti i nënës që kishte lindur pak më parë ende nuk dihet.

Lexo edheMbyllen rreth 400 shkolla në Francë, shtohen protestat e studentëve
Bebja ndodhej në një qese të dyqanit të mobilieve, me një simbol buzëqeshjeje të shtypur mbi të.
Autopsia nuk ka përcaktuar një shkak të qartë të vdekjes, ndërsa hetimet duhet të tregojnë edhe nëse bëhet fjalë për vrasje.