back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditForumi Ndërkombëtar për Gratë e Paqen në Kosovë, Spiropali: Barazia gjinore, themelore...

Forumi Ndërkombëtar për Gratë e Paqen në Kosovë, Spiropali: Barazia gjinore, themelore për sigurinë botërore

Të ngjajshme

Limi hedh bombën për Albën: “Nuk po e pres jashtë”

Lim Hoti ka bërë reagimin e parë publik pas...

Shaip Kamberi pranon në ShBA ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

Shaip Kamberi gjatë qëndrimit në Uashington nga kongresisti amerikan...

Edhe Agim Bahtiri me ca rreshta kundër aktgjykimit të Kushtetueses: S’pranojmë diktat

Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka dalë kundër akrgjykimit...

Lëshohet alarmi, “Vëllai i madh” tronditë banorët me vendimin

Prej kohësh, banorët e BBVK janë treguar të shkujdesur...

Në Kosovë po mbahet Forumi i 3-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, që e cilësoi aktivitetin një nismë të guximshme të udhëhequr nga arsyetimi që përfshirja e grave nuk është një element opsional i zhvillimit dhe paqes, por është vetë themeli i tyre.

Spiropali kujtoi se forumi mbahet në vendin ku  plagët dhe traumat e luftës, tragjeditë që kanë përjetuar gratë, vajzat dhe fëmijët e pafajshëm të Kosovës, janë ende shumë të gjalla.

“Në rajonin tonë ne të gjithë e dimë fare mirë çmimin e tmerrshëm të konflikteve, dhe pikërisht për këtë edhe fuqinë e madhe të pajtimit. Megjithatë, ekziston një e vërtetë e hidhur: gratë dhe fëmijët janë ata që paguajnë gjithmonë çmimin e rëndë të luftërave dhe konflikteve. Por ne gjithashtu e dimë që gratë, kur i është dhënë mundësia, e për më tepër kur janë fuqizuar, kanë qenë faktor ndryshimi, arkitekte të paqes dhe kompasi moral i shoqërive tona”.

Prandaj siç tha ajo: “ Kosova, me mençurinë e saj, pavarësisht mizorive të tmerrshme që ka kryer regjimi i Millosheviqit, nuk ra kurrë në grackën e hakmarrjes; Përkundrazi, punoi pa u lodhur për ta kthyer dhimbjen në forcë, punoi për ti dhënë fund luftërave dhe për të shmangur konfliktet, investoi tek liria dhe sovraniteti i kombeve dhe popujve. Realiteti i sotëm, ky forum, flasin vetë. Ata përkthejnë dhe pasqyrojnë dëshirën e madhe të Kosovës, ndjenjën e thellë të humanizmit, angazhimin e saj për paqen, për fuqizimin e grave në çdo fushë të jetës, përfshi rolin e tyre si paqe bërëse dhe siguri garantuese”. /Tch/Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz