Formacionet zyrtare, Drita – Inter Escaldes: Kampioni i Kosovës 180 minuta larg historisë
dp

Lexo edheSpalletti kërkon edhe një sulmues, Juventusi kthen sytë nga ylli i Italisë

Drita është gati për sfidën ndaj Inter Escaldes në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës. Ndeshja në stadiumin e kampionit të Kosovës nis nga ora 20:00.
Pak para fillimit të takimit, trajneri Ardian Nuhiu ka bërë publike 11-shen startuese, duke zgjedhur skemën 4-4-2.
Në formacionin bazë ka vend për Blerim Krasniqin, i cili pritet të udhëheqë repartin ofensiv. Besnik Krasniqi do të veprojë në krahun e djathtë, ndërsa William Beaten dhe Vesel Limaj do të formojnë dyshen e mesfushës.
Në vijën e mbrojtjes, Hajdin Salihu është ndër lojtarët që kanë fituar besimin e Nuhiut për të startuar nga minuta e parë.

Lexo edheSpalletti kërkon edhe një sulmues, Juventusi kthen sytë nga ylli i Italisë
Në anën tjetër, disa prej emrave të rëndësishëm të Dritës, si Arb Manaj, Liridon Balaj dhe Rron Broja, do ta nisin ndeshjen nga banka rezervë.
Formacioni i Dritës:
Maloku, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Beaten, Limaj; Krasniqi, Nguena, Jashari; Krasniqi.
Formacioni i Inter Escaldes:
Diaz; Torres, Sanchez, Hernandez, Pochettino; Molina, Otegui, Lopez; Sidibe, Chouaib, Berlanga.

