back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeForcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë Rajonale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë Rajonale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore

Të ngjajshme

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, është mbajtur një takim pune ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana dhe Kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustaf Tahiri.

Takimi u zhvillua me ftesë të kryetarit të gjykatës dhe kishte për qëllim diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët për të dy institucionet, duke vënë theksin në zbatimin e urdhëresave gjyqësore, verifikimin e personave në procedura ligjore dhe koordinimin për zbatimin efikas të ligjit.

Nënkolonel Faton Pllana theksoi përkushtimin e Policisë së Ferizajt për të qenë një partner i besueshëm dhe korrekt, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me sistemin gjyqësor për garantimin e sigurisë publike dhe sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustaf Tahiri, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Policisë në realizimin e detyrave gjyqësore dhe mirëpriti vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Të dy palët u dakorduan që të mbajnë takime të rregullta për të koordinuar veprimet institucionale dhe për të përmirësuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve.

Takimi u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor dhe efikasitetit institucional në rajonin e Ferizajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz