Forcat Speciale të Policisë në Mushtisht, 10 minuta afat protestuesve të largohen (Foto)
dp

Lexo edheLHK “Ali Hadri”: Në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid

Përveç forcave speciale të Policisë Rajonale të Prizrenit që ndërhynë më herët, Forcat Speciale nga Prishtina kanë arritur në Mushtisht.
Policia e Kosovës u ka dhënë 10 minuta afat protestuesve që të largohen nga rruga ku kanë dal për të protestuar rreth vizitës së serbëve në Mushtisht.
Policia u ka premtuar se kjo është vetëm një vizitë e shkurtër, mirëpo banorët e këtij fshati nuk dëshirojnë të dëgjojnë.
Qëllimi i policisë sipas këtyre burimeve është që protestuesit të largohen edhe nga qendra e fshatit, pasi atypari pritet të kalojnë autobusët që do të sjellin ish-banorët serbë të Mushtishtit në kishë dhe në fshat.

Lexo edheLHK “Ali Hadri”: Në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid
Edhe autobusët me këta banorë i janë afruar fshatit.
