back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeForcat polake dhe emigrantët përleshen në kufirin me Bjellorusinë (VIDEO)

Forcat polake dhe emigrantët përleshen në kufirin me Bjellorusinë (VIDEO)

Të ngjajshme

Torino befason Milanin, shënon nga penalltia

Torino ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj...

Listat përfundimtare të partive – Dominon fryma e vjetër politike, pak risi në përzgjedhje

Partitë politike kanë publikuar listat zgjedhore, ku disa prej...

Kurti deklarohet pas takimit me Ulutaş

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit...

​Aksident në Besi, krijohen kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë,...

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me...
Forcat kufitare polake të martën thanë se u sulmuan me gurë nga emigrantët në kufirin me Bjellorusinë dhe u përgjigjën duke përdorur topa uji kundër tyre.

Agjencia e Gardës Kufitare postoi një video në Twitter që tregon një top uji duke u drejtuar përtej kufirit ndaj një grupi emigrantësh në një kamp të improvizuar.

Policia polake tha se një oficer u plagos rëndë kur emigrantët hodhën objekte. Ai u dërgua me ambulancë në spital dhe ka të ngjarë që kafka e tij të jetë thyer pasi u godit nga një objekt.

Situata shënon një përshkallëzim në një krizë të tensionuar migracioni dhe politike kufitare, ku jetët e mijëra emigrantëve janë në rrezik.

Kufiri është gjithashtu pjesë e kufirit lindor të Bashkimit Evropian dhe BE-ja akuzon regjimin autoritar të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko për orkestrimin e një krize migracioni në kufi për të bërë presion mbi bllokun, raporton AP, trransmeton Klankosova.tv.

Një numër i madh emigrantësh ndodhen tani në kufi, ku emigrantët janë ngecur në një kamp të improvizuar me temperatura që bien deri në ngrirje gjatë natës.

Shumica po ikin nga konflikti, varfëria në Siri dhe Irak dhe shpresojnë të arrijnë në Gjermani ose gjetkë në Evropën Perëndimore. Deri më tani ka pasur raporte për 11 vdekje./Klankosova.tv/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz