BallinaLajmeForcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë përplasur me Hezbollahun në jug të Libanit, duke vrarë katër persona.

Zëdhënësi i IDF për mediat arabe, Avichai Adraee, tha se forcat vëzhguan disa operativë të Hezbollah, duke vrarë një person të premten në mbrëmje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se një avion i Forcës Ajrore izraelite më pas goditi anëtarë të tjerë të Hezbollah që kishin hapur zjarr ndaj forcave izraelite.

Tre persona të tjerë u vranë nga zjarri i tankeve, shpjegoi Adraee, duke shtuar se nuk pati viktima izraelite.

Forca Ajrore gjithashtu kreu sulme ndaj selive të Hezbollah në kryeqytetin libanez, Bejrut, vijoi ai.

Në një njoftim të veçantë në Telegram, IDF tha se forcat e shpëtimit janë në rrugë drejt “vendeve të goditura” në Izraelin qendror, pas njoftimit se janë lëshuar raketa nga Irani.”

*Fotografia në lajm ilustruese

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz