back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeForca të shumta policore në Gollubovc të Malishevës ku dy vëllezër u...

Forca të shumta policore në Gollubovc të Malishevës ku dy vëllezër u vranë nga dhëndrri i tyre

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat janë vëllezër, ndërsa i dyshuari për vrasjen e tyre dyshohet të jetë dhëndri i familjes, raporton lajmi.net

Në vendin e ngjarjes janë shtuar forcat policore, ndërsa në operacionin e kërkimit të të dyshuarit është angazhuar edhe Njësia K9.

Përveç njësive policore, në vendngjarje ndodhen edhe ekipet e forenzikës, të cilat po merren me ekzaminimin e provave materiale dhe me sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Prokuroria e shtetit është njoftuar për rastin dhe hetimet kanë nisur me qëllim zbardhjen e plotë të motivit të krimit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz