back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditFoda publikon emrat e lojtarëve në Listën e Pritjes: Pesë nga ta...

Foda publikon emrat e lojtarëve në Listën e Pritjes: Pesë nga ta janë nga Superliga e Kosovës

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media të mbajtur sot, ka folur për grumbullimin e radhës të Dardanëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë (6 qershor) dhe Komoreve (9 qershor).

Ai theksoi rëndësinë e këtyre sfidave si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026, i cili nis në muajin shtator.

Përpos listës së plotë, Foda ka publikuar edhe një listë të lojtarëve ‘rezervë’ të cilët janë në pritje të ftohen nëse ndodh ndonjë lëndim.

Nga 10 futbollistë që janë në Listën e Pritjes pesë prej tyre janë nga Superliga e Kosovës.

Portieri Ilir Avdyli dhe sulmuesi Drilon Hazrollaj nga Malisheva, dy talentët e Llapit, Elvir Gashijani dhe Arianit Hasani si dhe top mbrojtësi i Prishtinës, Roni Raçi.

Në listë janë edhe emra si Art Smakaj, Qëndrim Zyba, Kreshnik Krasniqi, Leard Sadriu dhe Astrit Selmani.

Stërvitja e parë e Kombëtares për këto dy sfida do të zhvillohet sot në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz