Foda: Jam munduar ta bind Rrahmanin, por nuk ka pranuar
dp

Lexo edheFranco Foda falënderon Valon Berishën dhe Fidan Alitin për kontributin te Kosova

Sot, selektori Franco Foda, mbajti një konferencë për media ku foli rreth përgatitjeve për katër ndeshjet që i presin “Dardanët”.
Ai foli rreth gjendjes me futbollistët e kombëtares, sidomos situatën me Amir Rrahmanin.
Foda tha se është munduar ta bind Rrahmanin, por nuk ka arritur.

Lexo edheFranco Foda falënderon Valon Berishën dhe Fidan Alitin për kontributin te Kosova
“Po, kemi biseduar me Amir Rrahmanin. Sigurisht që detajet që i kemi biseduar mbeten mes nesh. Kam tentuar t’ia ndërrojë mendjen, por nuk ka pranuar. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen e tij”, tha ai para mediave.
Strategu gjerman tha se i mbetet të fokusohet në fondin e futbollistëve që ka në dispozicion.