BallinaSportFoda “fajëson” gazetarët pas humbjes ndaj Turqisë: Publikimi i formacionit ndikoi në...

Foda “fajëson” gazetarët pas humbjes ndaj Turqisë: Publikimi i formacionit ndikoi në përgatitjet tona

Të ngjajshme

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka reaguar me tone të forta pas humbjes në finalen e “playoff”-it ndaj Turqisë, duke drejtuar gishtin nga mediat për publikimin e parakohshëm të formacionit.

Tekniku gjerman u shpreh se stafi i tij kishte bazuar përgatitjet në informacionet që qarkulluan gjatë ditës për formacionin titullar të Turqisë, shkruan Indeksonline

“Ne pamë që formacioni titullar i Turqisë u publikua gjatë ditës dhe i bëmë të gjitha përgatitjet tona bazuar në këtë,” deklaroi Foda.

Ai kritikoi ashpër publikimin e detajeve taktike dhe formacioneve para ndeshjeve, duke e cilësuar këtë si një praktikë të dëmshme për ekipet.

“E kam thënë shumë herë që është gabim të ndash formacionin dhe taktikat tona për disa pëlqime, por kemi shumë ‘gazetarë’ që nuk dinë të mendojnë,” shtoi ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz