Fluturaket ushtarake vietnameze, fluturuan mbi ‘kokat’ e motoçiklistëve para se të aterrojnë (Video)
BILLI

Lexo edheVetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto, a mund ta gjeni ju?

Të pranishmit në një rrugë në Hanoi të Vietnamit, mbetën të habitur me tri fluturake ushtarake vietnameze, që fluturuan tepër ulët.
Madje, disa thonë se ato lëvizën mbi kokat e motoçiklistëve, para se të aterrojnë në aeroportin Gia Lam, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet pse është kryer kjo manovër e rrallë, apo çfarë rruge kanë ndjekur, pasi do duhej të lëviznin në lartësi shumë më të madhe. Njëra prej fluturakeve, e ka bërë edhe një xhiro në ajër, pasi dështoi të aterronte si dy të tjerat.

Lexo edheVetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto, a mund ta gjeni ju?
Që të tri fluturaket, i përkasin kohës së luftës që është zhvilluar në atë shtet dhe konsiderohen të vjetra për këtë kohë. /Telegrafi/