BallinaLajmeFlutura Kusari: Letra e RTK-së konfirmon ndikimin politik të VV-së në televizionin...

Flutura Kusari: Letra e RTK-së konfirmon ndikimin politik të VV-së në televizionin publik

Të ngjajshme

Katari thotë se shtatë persona vdiqën nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak

Katari konfirmoi më 22 mars se katër pjesëtarë të...

Sërish dhunë mes tifozëve, kësaj radhe në Shtime / Arrestohen disa prej tyre!

Vjosa me Vushtrrinë kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e...

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar 92% të raketave balistike të Iranit

Forcat izraelite thonë se kanë interceptuar shumicën e mbi...

Parandalohet futja e substancave narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth...

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka reaguar pas letrës së menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), e cila mohon pretendimet e disa gazetarëve që janë larguar nga moderimi i disa emisioneve, vendim të cilin vet gazetarët e kanë cilësuar si “censurë alarmante”.

Sipas Kusarit, letra e menaxhmentit të RTK-së nuk i zbeh shqetësimet e ngritura, përkundrazi, ajo e konfirmon ndikimin politik që, sipas saj, Lëvizja VETËVENDOSJE po ushtron mbi televizionin publik, raporton lajmi.net

“VV-ja nuk do të tërhiqet nga përpjekja për kontroll absolute të RTK-së, ashtu siç ne aktivistët dhe mediat asnjëherë nuk do të ngurrohmë të ngrisim zërin në mbrojtje të RTK-së. Edhe kur për këtë paguajmë çmim të lartë,” ka shkruar Kusari, duke theksuar se ndikimi politik në RTK është dokumentuar “me dhjetëra herë”.

Kusari nuk është e vetmja që ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në RTK. Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar atë që e ka quajtur “përjashtim arbitrar nga ekrani” të gjashtë gazetarëve të RTK-së, duke e cilësuar këtë veprim si cenim të pavarësisë së gazetarisë në mediumin publik.

Zhvillimet në RTK po ndodhin në një periudhë të ndjeshme për lirinë e medieve në vend, ku shqetësimet për ndërhyrje politike janë në rritje të vazhdueshme./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz