BallinaSportFlorian Plettenberg: Bayerni mund të transferojë Asllanin brenda pak orësh

Florian Plettenberg: Bayerni mund të transferojë Asllanin brenda pak orësh

Të ngjajshme

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e...

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka ngritur spekulimet rreth një transferimi të mundshëm të sulmuesit kosovar, Fisnik Asllani, drejt Bayern Munich.

Sipas tij, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt nëse drejtuesit e klubit bavarez vendosin të veprojnë, shkruan Indeksonline

“Nëse Bayern dhe Eberl e duan Asllanin, ai do të ishte në Allianz Arena brenda 2 orësh,” u shpreh Plettenberg.

Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheim, po kalon një periudhë shumë të mirë në Bundesliga, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe duke u konsideruar si një nga talentet në rritje.

Forma e tij e lartë dhe potenciali i madh kanë bërë që emri i tij të lidhet me klube të mëdha evropiane, ndërsa një kalim te Bayern Munich do të ishte një hap i madh në karrierën e tij./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz