Flet veterani nga Qirezi që ia ofroi veshkën e tij presidentit, ky është rrëfimi i tij!
BILLI

Lexo edheHoxha nga Drenasi: Albin Kurti është dashur t’i thotë disa fjalë për xhaminë e djegur

Nëse paraqitet nevojë për veshkë për presidentin Hashim Thaçi tashmë janë paraqitur disa vullnetarë. Një bashkëluftëtar i Hashim Thaçit thotë se për këtë të fundit është në gjendje të japë gjithçka.
Veterani i UÇK’së Zeqir Rexhepi thotë se nuk do të kursente asgjë nga vetja e tij për të ndihmuar bashkëluftëtarët. Këto fjalë Rexhepi nga fshati Qirez i Skenderajt i vërtetoi të hënën kur dëgjoi se presidenti është i sëmurë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
Ai i ofroi veshkën e tij shefit të shtetit me të cilin e lidh veprimtaria në kohë lufte.
“Çdo pjesë të trupit jam në gjendje me e dhanë jo vetëm për presidentin por për të gjithë ata që i njoh që kanë kontribu gjatë luftës “, tha ai për Klan Kosovën.

Lexo edheHoxha nga Drenasi: Albin Kurti është dashur t’i thotë disa fjalë për xhaminë e djegur
Ai tha se gjatë ditëve të vështira për popullin shqiptar presidenti kishte shërbyer si frymëzim për të ecur përpara.
Rexhepi në luftë humbi vëllanë dhe axhën që i ranë dëshmorë.