back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFlet trajneri Gani Sejdiu: Strategjia jonë doli e suksesshme ndaj Ballkanit

Flet trajneri Gani Sejdiu: Strategjia jonë doli e suksesshme ndaj Ballkanit

Të ngjajshme

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme​

Në vendin tonë, gjatë javës së ardhshme do të...

Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë

Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të...

Nëna e Inës letër: Pas çdo banori qëndron një …

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një...

Drenica ka siguruar një pikë të madhe në Suharekë sot ndaj Ballkanit.

“Drenicakët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj Ballkanit, ku në pjesën më të madhe të ndeshjes u mbrojt si dhe me anë të disa kundërsulmeve u treguan shumë të rrezikshëm, përcjell GazetaBlic.

Trajneri Sejdiu u shpreh shumë i kënaqur me barazimin ndaj Ballkanit.

“Kemi treguar koncentrim të lartë gjatë 97 minutave sa zgjati ndeshja. Kemi luajtur në mënyrë taktike dhe përmes disa kundërzbritjeve e kemi rrezikuar Ballkanin dhe kemi patur dy mundësi të mira, sidomos me Shillovën për të realizuar. Kemi mundur edhe të realizojmë, por po e them që duhet të mbetemi të kënaqur, pasi që Ballkani është një kundërshtarë i vështirë për t’i rezistuar. Por, strategjia jonë doli të jetë e suksesshme dhe në fund morëm një pikë të merituar”, deklaroi Sejdiu për “KTV.

Në kuadër të xhiros së 24-të ekipi i Drenicës do të udhëtojë drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz