back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeFlet shumë, paguan më shumë: Dimal Basha dënohet 25 mijë euro për...

Flet shumë, paguan më shumë: Dimal Basha dënohet 25 mijë euro për shpifje – obligohet t’i kërkoj falje biznismenit nga Ferizaj

Të ngjajshme

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka...

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja...

Lëvizja Vatra i bashkohet listës së AAK-së, Elbasan Shabani kandidat në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lëvizja Vatra nga Gjilani i është bashkuar zyrtarisht listës...

E konfirmuar: Xhemajl Hasani kandidon përsëri për deputet

Një nga figurat më interesante në politikën kosovare, Xhemajl...

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për shpifje ndaj ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara në media, Basha është obliguar të kërkojë falje publike ndaj Graincës dhe të paguajë 25 mijë euro dëmshpërblim, për deklaratat që Gjykata ka vlerësuar si shpifje dhe fyerje të personalitetit, transmeton lajmi.net.

Në aktgjykimin e shpallur më 22 korrik 2025, Gjykata ka aprovuar pjesërisht kërkesë-padisë së Mustafë Graincës kundër Bashës, lidhur me akuzat publike që ky i fundit kishte bërë në vitin 2019, duke e përshkruar aktivitetin e Graincës në sektorin e ndërtimit si “mafi e betonit”.

Në dispozitivin e aktgjykimit thuhet se Gjykata ka vendosur që:

“Detyrohet i padituri që paditësit t’i kompensojë dëmin e shkaktuar në emër të shpifjes dhe fyerjes së personalitetit në lartësi prej 25,000.00 euro, me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen definitive.”

Gjithashtu, Basha është obliguar të kërkojë falje publike ndaj Graincës, për dëmin e shkaktuar me deklaratat e tij.

Rasti lidhet me një deklarim të bërë nga Basha në vitin 2019, kohë kur ai ishte gazetar, ku në një paraqitje publike e akuzonte Graincën për keqpërdorime dhe parregullsi në industrinë e ndërtimit në Komunën e Ferizajt.

Pas këtyre akuzave, Grainca — ish-zëvendësministër i Financave dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës — kishte ushtruar padi për shpifje dhe fyerje të personalitetit. Fillimisht, ai kishte kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 65 mijë eurosh.

Mustafë Grainca është një afarist në fushën e ndërtimit dhe pronar i kompanisë “IDEA Invest” Sh.P.K., e regjistruar në vitin 2015, me seli në Ferizaj.

Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, dhe tani pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, në rast se palët e pakënaqura paraqesin ankesë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz