BallinaRegjionaleDrenasFlet pronari i fabrikës që u djeg në Drenas, ja dëmet që...

Flet pronari i fabrikës që u djeg në Drenas, ja dëmet që ka pësuar

Të ngjajshme

Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike përmes projekteve rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme

Moderatorja dhe kengetarja Rozana Radi reagoi mbremjen e sotme...

Trump përjashton mundësinë e armëpushimit me Iranin: Ata janë të mbaruar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk pranon...

Leipzigu ia ‘gërrditë’ futbollin Hoffenheimit të kosovarëve

RB Leipzig kaloi rivalët për top 4 në Bundesliga...

Kundërpërgjigjet shpejt Bournemouth, barazon rezultatin ndaj United (VIDEO)

Bournemouth është kundërpërgjigjur shpejtë, duke barazuar rezultatin ndaj Manchestr...

Pronari i firmës për përpunimin e plastikes “Pëllumbi” e cila është djegur sot, Gani Krasniqi ka thënë se dëmet që i janë shkaktuar nga djegia janë të mëdha.

Krasniqi tha se vlera e dëmeve shkon deri në 350 mijë euro, shkruan arbresh.info.

“Kjo fabrikë ka punuar që 16 vite me plastikë. Kanë qenë 11 punëtorë të rregullt në punë që e kanë mbajtur familjen me paga nga këto. Dëmet janë shumë të mëdha. Mendojmë mos me ndërpre këtë punë. Mendojmë me fillu prapë. Nuk guxojmë të ndalemi sepse kemi obligime si firmë. Ka qenë biznes familjar, me mund e kemi bërë por ndodhi qka ndodhi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shpjeguar se djegien e fabrikës e ka vërejtur i pari djali i tij rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Krasniqi ka thënë se nuk është hera e parë që ndodh kjo në fshatin e tij pasi edhe dy shtëpi të tjera janë djegur deri më tani.

“Do të kërkojmë dëmshpërblim sepse asnjë makinë nuk ka qenë në funksion kur ka filluar të digjet objekti”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info.

17819885_1458291287516816_591928647_o

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz