BallinaLajmeFlet prindi i 9 vjeçarit: Komuna ma la djalin pa shk

Flet prindi i 9 vjeçarit: Komuna ma la djalin pa shk

Të ngjajshme

Po bëhen një vit, që kur një i ri nga Komuna e Podujevës, detyrimisht është dashur që ta ndërpres shkollimin fillor – shkollim i cili është i obligueshëm sipas dispozitave ligjore në Kosovë.

Kjo pasi që, në shtatorin e vitit të kaluar, Komuna e Podujevës, ka marr vendim për mbylljen e shkollës fillore në fshatin Sylevicë të kësaj komune.

Arsyeja që shtyri Komunën ta merr këtë vendim, kishte qenë numri i vogël i nxënësve në shkollën e fshatit Sylevicë.

Rexhep Mulliqi, babai i të riut që iu ndërpre shkollimi, në një bisedë për Gazeta Blic, ka thënë se nga pamundësia e tij ekonomike, ka bërë që ai të mos mund të shpërngulet nga fshati, e as t’ia sigurojë udhëtimin fëmijës së tij për ndonjë shkollë tjetër.

“Që nga viti i kaluar fëmija im nuk e ka vijuar shkollën. Unë nuk i kam pasur mundësitë me lëvizë nga fshati, sikurse kanë bërë shumica e bashkëfshatarëve. I kam lutur zyrtarët komunal që ta hapin sërish shkollën, por nuk e bënë këtë. Prandaj më është dashur që fëmiut tij t’ia humb vitin. Sepse nuk kam pasur mundësi ta dërgojë në ndonjë shkollë tjetër”, ka thënë Mulliqi për Gazeta Blic.

Por, ky vendim i Komunës se Podujevës, shkel ligjin për arsim fillor në Kosovë. Kjo pasi që Neni 21 i Ligjit për Arsim, thotë se komuna e organizon transportin e sigurt për nxënësit që e ndjekin shkollimin e arsimit të detyrueshëm.

“Komuna organizon transport të sigurt dhe të efektshëm për nxënësit që e ndjekin shkollimin e arsimit të detyrueshëm. Ajo mund të vendosë, dhe, sipas dëshirës, të bëjë përjashtime për pagesa lidhur me koston e plotë ekonomike të transportit shkollor për: Nxënësit që jetojnë brenda zonës së mbulimit, por brenda distancës prej katër 4 kilometrash nga shkolla, me përjashtim të nxënësve me aftësi të kufizuar. Nxënësit që jetojnë jashtë zonës së mbulimit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta” thuhet në nenin 22 të ligjit për arsim fillor.

E babai i nxënësit, ka rrëfyer për Gazeta Blic, se Komuna e Podujevës, përveç që ia ka mbyllur shkollën në fshatin Sylevicë, nuk i ka ofruar transport për ndonjë fshat tjetër që i riu kosovar të mund të shkollohet.

Ai tregon se nga fshati Sylevicë, i cili është mbi 30 kilometra nga qendra e Podujevës dhe në kufi me Serbinë, nuk ka ndonjë zgjidhje që mund ta bëjë vetë për shkollimin e djalit. Kjo pasi që shkolla më e afërm me këtë fshat, është hiç më pak se 10 kilometra.

“Nuk më kanë ofruar asnjë mundësi për transport. 10 kilometra është shkolla prej këtu ku jetojmë ne, përveç traktorit nuk kalon asgjë tjetër në atë pjesë nuk ka shancë me udhëtu prej këtu sepse nuk ka as infrastrukturë. Vetëm në shkollën e fshatit Sylejvicë për këtë shkak u hap atëherë kjo shkollë për shkak se nuk kanë pasur mundësi me i mbajtë nxënësit kërkun” ka thënë Mulliqi.

Në anën tjetër Drejtori për Arsim në Komunën e Podujevës, Agim Blakqori, jep një përgjigje qesharake për Gazeta Blic. Fillimisht ai shprehet se është i painformuar lidhur me këtë rast, gjersa në bisedë e sipër ai me bindje të plotë thotë se kjo familje është shpërngulur – pretendimi i cili hidhet poshtë menjëherë nga familja Mulliqi.

Dhe duke thënë se ajo familje ka migruar në një fshat tjetër.

“Ne do ti kishim ofruar mundësitë dhe do ti kishim ofruar mundësi secilit nxënës që ka distancën mbi 4 kilometra shkollën më së afërmi. Ajo familja ka migruar. Janë vendosë në një fshatë tjetër” ka thënë Blakeqori për Gaztën Blic.

Blakqori, po ashtu është shprehur se të gjitha familjet kanë migruar dhe se nuk ka asnjë banorë në këtë fshatë për këtë arsye është mbyllur edhe shkolla.

“Paralelja është mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve edhe familje atje kanë migruar ka marr vende tjera dhe nuk ka nxënës aty më. Si pasojë e kësaj edhe është bërë mbyllja e shkollës” ka thënë Blakqori.

Mirëpo, këtë gjë e ka mohuar Rexhep Mulliqi. Ai ka thënë se në fshatin e largët Sylevicë, tani për tani jetojnë tetë familje, të cilët bëjnë jetesë të rëndë dhe merren me punë fizike.

“Ne jemi ende banorë të fshatit Sylevicë. Jemi 8 shtëpi kryesish familjarë që merremi me punë fshati” ka thënë Mulliqi.

Tutje Mulliqi ka thënë se i ka kërkuar komunës së Podujevës që të mos e mbyll edhe këtë verë shkollën pasi që nuk ka pasur mundësi financiare që të lëviz në ndonjë fshatë tjetër.

Mirëpo, ai pretendon që vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, për mbylljen e kësaj shkolle ka qenë ‘vendim për inat’ ndaj tij.

” Vetëm këtë vit i kom kërku mos me e mbyllë shkollën pasi që nuk kom ka shkoj sepse nuk kamë pasur mundësi financiare, por qëllim ma kanë ba edhe e kanë mbyllë shkollën” ka thënë Mulliqi.

Vetëm që të mos bëhet mbyllja e shkollës “Sami Frashëri” në Sylevicë, Mulliqi thotë se është zotuar para zyrtarëve komunal, duke u thënë se do t’i mbulojë gjysmën e shpenzimet vetë.

“I kom thanë që unë ti paguj gjysmën e shpenzimeve edhe mësuesi Musa ibrahimi i ka thanë që vetëm ma jep ditarin dhe as në cent nuk po ju kërkoj vetëm ti mësoj fëmijët” ka shtuar ai.

Mulliqi tregoi për Gazetën Blic se si e kishte mirëmbajtur shkollën vetë.

“Une e kom mirëmbajtë shkollë vetë jom shku e kom e kom dhezë stufën për nxënës, i kom mirëmbajta zyret, i kom pastru. As sju kom lyp pare, as sju kom lyp dru, as skom lyp sen vet e kom majtë” ka thënë Mulliqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz