Adis Patushi ka ndezur sërish dyshimet për një ndarje nga këngëtarja Fifi, me një postim të ndjerë në InstaStory që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Ai ka shpërndarë disa vargje nga poeti i njohur shqiptar Agim Doçi, të cilat tingëllojnë si një reflektim i thellë mbi ndjenjat e zhgënjimit, mungesës së përkrahjes dhe vetmisë.
“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë, nuk e kuptoja çfarë kisha bërë. Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë, vetëm më iku jeta e tërë…”, thuhet në postim.

Këto rreshta të fuqishëm kanë krijuar një valë interpretimesh dhe aludimesh në rrjet, veçanërisht në kontekstin e zërave që flasin për fundin e marrëdhënies së tij me Fifin.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht ndarjen, mungesa e paraqitjeve të përbashkëta dhe mesazhet me tone emocionale nga të dyja palët, kanë shtuar dyshimet për një krizë në çift.
Zgjedhja e Adisit për të cituar një poezi me nota kaq të rënda emocionale, mund të jetë një mënyrë për të shprehur atë që nuk mund të thuhet me fjalë të drejtpërdrejta.
Është një formë e heshtur komunikimi me publikun, por edhe ndoshta me vetë Fifin, që përmes artit, përçon një ndjenjë të thellë mungese, zhgënjimi apo keqkuptimi.
Për fansat e çiftit, mbetet ende një pikëpyetje e hapur: është ky fundi i një historie dashurie që dikur u përjetua publikisht me pasion, apo thjesht një fazë reflektimi e Adisit përtej marrëdhënies me këngëtaren. /Telegrafi/