BallinaLajmeFlet njëri nga deputetët e VV-së që nuk e ka nënshkruar iniciativën...

Flet njëri nga deputetët e VV-së që nuk e ka nënshkruar iniciativën për hetimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Të ngjajshme

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, a do të rikandidoj Sali Berisha?

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së...

Izraeli thotë se ka shkatërruar qendrën hapësinore dhe të satelitëve të Iranit

Izraeli tha të hënën se ka “shkatërruar” një kompleks...

Vetëm edhe dy javë kohë, mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri...

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një...

Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për të mbledhur nënshkrimet për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar i cili do të hetonte Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk ia kanë përgjigjur të gjithë deputetët e kësaj lëvizje.

Mediat kanë raportuar se, ndonëse kanë kaluar 10 ditë, deri më tani janë vënë vetëm 28 nënshkrime nga 32 deputetë sa numëron kjo parti. Ata të cilët nuk e kanë vënë këtë nënshkrim janë deputetët: Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli, derisa të pamundur për ta dhënë nënshkrimin e ka pasur deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi që deri sot ka qenë në paraburgim.

Njëri nga këta që deri më tani nuk e kanë dhënë firmën e tyre për formimin e këtij Komisioni, Dukagjin Gorani, ka thënë për Telegrafin se beson se nesër do të bëhet pjesë e kolegëve që e kanë kërkuar hetimin e marrëveshjes. “E nënshkruaj nesër, besoj”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 16 shkurt, në ditën kur Hashim Thaçi njoftoi opinionin për një deklaratë të përbashkët me presidentin malazez, Filip Vujanoviq ku thuhet se palët merren vesh për të korrigjuar gabimet e mundshme, Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz